Një sasi lënde plasëse dyshohet se është hedhur në verandën e një banese në lagjen “Lalm i Ri” në Lezhë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:55 në banesën e shtetases me inicialet D. Gj.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët e dyshuar.













