Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, katër persona kërkojnë ndihmë mjekësore
Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbër Xhaferi”, në segmentin Babush-Lipjan.
Policia ka njoftuar se për aksidentin është njoftuar rreth orës 08:18, ndërsa sipas Njësisë së Autostradës, në aksident janë përfshirë një kamion që bart beton dhe një veturë.
Tutje bëhet e ditur se njësiti policor është marrë me procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes.















