Komisariati nr. 3 në Tiranë dhe Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar 27-vjeçarin Kledon Hida, i cili qarkullonte i armatosur.
I riu u ndalua fillimisht nga Forcat “Shqiponja”. Gjatë kontrollit në makinën e tij, efektivët gjetën një armë zjarri të tipit pistoletë me fishekë brenda. Pas gjetjes së armës, 27-vjeçari u arrestua.
Hetuesit e Komisariatit nr. 3 e kanë dërguar armën në laborator për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë krim të kohëve të fundit.










Komente
Komento