
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në qytetin e Lezhës. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen teksa bën me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:55, në lagjen “Lalm i Ri”.
Shpërthimi ka ndodhur në verandën e një banese. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen dhe identifikimin e autorit/autorëve.
“Më datë 26.11.2026, rreth orës 02:55, në lagjen “Lalm i Ri”, Lezhë, në verandën e banesës së shtetases D. Gj., dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/autorëve”, njofton policia.
