Conference League/ Egnatia është gati, Nevil Dede: Duam fitoren, i bindur se djemtë do paraqiten mirë
Kjo e enjte është dita e Egnatias. Skuadra rrogozhinase do të zbresë në fushën e lojës në Arenën Kombëtare për ndeshjen me Lincoln Red për raundin e katërt të Conference League, një ndeshje që do të luhet në orën 18:45 dhe që do të transmetohet në Digitalb.
Është një sfidë ku të besuarit e Nevil Dedes do të kërkojnë të marrin fitoren e parë edhe për të përmirësuar situatën në klasifikim. Egnatia vjen në këtë përballje me 2 pikë të grumbulluara në 3 ndeshjet e para pas dy barazime dhe 1 humbjeje dhe në rast fitoreje ndaj Lincoln, kampionët e Shqipërisë do ta parakalonin skuadrën nga Gjibraltari.
Gjithsesi, ashtu siç e tha edhe vetë Nevil Dede në konferencën për shtyp, Lincoln nuk duhet nënvlerësuar pasi është një skuadër me eksperiencë në kompeticione të tilla.
Egnatia nuk do të ketë në dispozion Eljon Sotën dhe Soumalia Bakayoko për shkak dëmtimi dhe Eneo Bitrin të skualifikuar pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar. Pjesa tjetër e lojtarëve janë gati për këtë ndeshje të rëndësishme.
Top Channel