GJKKO jep sot vendimin! Momenti kur mbërrin në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, ka mbërritur paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku pritet të jepet vendimi për procesin gjyqësor ndaj tij.
Në seancën e zhvilluar më herët, SPAK ka kërkuar dënimin e kryebashkiakut me 1 vit burgim, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Shkreli akuzohet se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka premtuar dhe ofruar të mira materiale për banorët e fshatit Stajkë, në këmbim të votave për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.
Sipas hetimeve të SPAK, ai dyshohet se ka shfrytëzuar nevojat e banorëve për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, duke përdorur investimin e realizuar gjatë fushatës zgjedhore për të siguruar mbështetje elektorale.
“Nuk kisha ku të shkoja, duroja për fëmijët”, historia e gruas që përjetoi dhunën në familje
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, policia zbardh detajet
Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anulohet trageti me Brindisin
- 09:57 Tarifat e reja nga SHBA-ja ndaj disa vendeve zemërojnë Brazilin, presidenti: Nuk do t’u dorëzohemi kërcënimeve
- 09:55 Presidenti i Iranit: Sanksionet dhe lufta nuk e kanë penguar përparimin e vendit tonë
- 09:47 Ministria kineze e mbrojtjes: Japonia të ndalojë nxitjen e mosmarrëveshjeve në Detin e Kinës Jugore
- 09:46 Shkon në 31 numri i të vdekurve në Egjipt pas aksidentit fatal të cisternës me naftë
- 09:38 “Nuk kisha ku të shkoja, duroja për fëmijët”, historia e gruas që përjetoi dhunën në familje
- 09:30 Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, policia zbardh detajet