Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, homazhe dhe kurora me lule në kryeqytet

Tirana ka përkujtuar sot, më 26 nëntor, 114-vjetorin e ngritjes së flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë, me një aktivitet përkujtimor të organizuar nga Prefektura dhe Bashkia e Tiranës.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve, autoritete vendore dhe qytetarë, të cilët nderuan këtë moment të rëndësishëm të historisë kombëtare.
Në kuadër të përkujtimit, të pranishmit vendosën kurora me lule, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për figurat dhe kontributin e atyre që u bënë pjesë e rrugëtimit drejt pavarësisë së Shqipërisë.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë solemne, në shenjë nderimi për simbolin kombëtar dhe historinë e kryeqytetit në ditët e shpalljes së Pavarësisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



