Një lokal në anë të rrugës në fshatin Karbunarë të Lushnjës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Zjarri ka qenë i menjëhershëm dhe ka shkrumbuar të gjithë ambientin, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Familjarët, pasi kanë konstatuar flakët, kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe pronarët e lokalit. Megjithatë, për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë dhe kanë parë të pafuqishëm shkrumbimin e biznesit.

Sipas të dhënave paraprake nga shërbimi zjarrfikës i Lushnjës, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Përhapja e flakëve është favorizuar edhe nga prania e materialeve plastike dhe lëndëve të tjera të djegshme në ambientet e lokalit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: