Rënia e temperaturave në Kukës/Ngricat e mëngjesit, kushte të përshtatshme për mbjelljen e grurit

Sociale | 7 minuta më parë

Prej disa ditësh, në të gjithë qarkun e Kukësit, temperaturat kanë pësuar rënie, të shoqëruara me ngrica në orët e para të mëngjesit.

Megjithatë, këto kushte atmosferike nuk pritet të sjellin dëme në kulturat bujqësore. Agronomi Nexhip Kaculi, me përvojë disa dekadëshe në këtë fushë, thotë se kjo periudhë është e përshtatshme për mbjelljen dhe zhvillimin e grurit.

“Brymat është vakti i tyre, sidomos këtu në Kukës. Kur bie mjegulla, nuk i bën asgjë të keqe tokës ku mbillen silazhet. Përkundrazi, silazhet, duke qenë se janë të njoma, përfitojnë nga kjo lagështi. Për mbjellje është një periudhë shumë e mirë. Madje, nëse pret edhe katër-pesë ditë, toka kullohet edhe më mirë dhe bëhet më e shkrifët”, u shpreh agrononmi.

Ndërkohë, në këtë periudhë, në pemë gjendet edhe fruti i hurmës, për të cilin agronomi këshillon që të mblidhet në kohë, përpara se të zbutet si pasojë e uljes së temperaturave.

Kaculi thotë se, ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit ka qenë i mbarë për frutikulturën, me ecuri të mirë të prodhimit dhe kushte përgjithësisht të favorshme për kultivimin e pemëve frutore.

Megjithatë, sipas agronomit Kaculi, temperaturat e ulëta të ditëve të fundit nuk kanë sjellë pasoja në bujqësi, ndërsa sezoni vijon normalisht.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme