Kimmich për çështjen “Musiala”: Është e papranueshme ta vendosësh një lojtar në bankën e të akuzuarve

26 Nëntor 2026
10:35
Alfred Lleshi
back button

Humbja ndaj Lilës në Champions League ka shkaktuar polemika te Bayern Munich. Joshua Kimmich ka kritikuar drejtuesit e klubit për mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën e Jamal Musiala, veçanërisht për komentet publike mbi mungesat e tij dhe të ardhmen.

Mesfushori gjerman, i cili ka fituar 25 trofe me Bayernin, doli në mbrojtje të shokut të skuadrës: “Ai e udhëhoqi ekipin gjatë Kampionatit Europian dhe ishte lojtari ynë më i rëndësishëm. Më pas rinovoi kontratën dhe mori fanellën me numrin 10, si këtu, ashtu edhe në kombëtare”.

Kimmich pranoi se Musiala po kalon një periudhë të vështirë: “Prej një viti e gjysmë, praktikisht nuk arrin të luajë 4 apo 5 ndeshje radhazi. Është e kuptueshme që ende nuk është në nivelin e pritur, ashtu siç është e kuptueshme që klubi është i shqetësuar për situatën e tij”.

Megjithatë, kritika më e fortë lidhej me mënyrën se si çështja u bë publike: “Është e papranueshme që kjo situatë të zhvillohet mbi kurrizin e një lojtari. Klubi vjen gjithmonë i pari, por nuk mund të jetë më i rëndësishëm se njeriu. Ky është një kufi që nuk duhet kaluar dhe nuk përfaqëson shpirtin e Bayernit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit