Fernandes shënoi 2 gola ndaj ish-skuadrës: Barazim i drejtë, këtu është gjithmonë e vështirë të luash

26 Nëntor 2026
10:26
Alfred Lleshi
back button

Kapiteni i Manchester United, i shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA, komentoi barazimin ndaj ish-skuadrës së tij, Sportingut të Lisbonës:

“Doja ta fitoja ndeshjen. Ishte shumë e rëndësishme për ne të merrnim tri pikët për pozicionin në Champions League, por po aq e rëndësishme ishte të mos humbnim. Të luash këtu, në Alvalade, është gjithmonë shumë e vështirë, për atmosferën që krijojnë tifozët dhe cilësinë e skuadrës kundërshtare”.

Mesfushori portugez analizoi edhe aspektin taktik: “E dinim se do të luanin me një vijë të lartë mbrojtjeje. Kjo i detyronte të merrnin rreziqe, por njëkohësisht na vështirësonte depërtimin në zonën e fundit dhe sulmin në thellësi”.

Ai vlerësoi reagimin e United në pjesën e dytë: “Rritëm intensitetin e presingut të lartë dhe rikuperuam topa në pozicione të mira”.

Në fund, Fernandes e konsideroi barazimin rezultatin e merituar: “Në përgjithësi, ishte një ndeshje shumë e bukur dhe barazimi është rezultat i drejtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit