Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se sot pritet që GJKKO të japë vendimin ndaj Shkrelit.

Kujtojmë se më datë 12 nëntor, në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK i ka kërkuar gjykatës shpalljen fajtor të Shkrelit për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Për të, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit burg, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.