Në kuadër të vizitës së komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, në Shqipëri, deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar duke theksuar se qytetarët dhe protestuesit përfaqësojnë forcat më reformatore dhe proeuropiane në vend, ndërsa establishmenti i korruptuar politik mbetet pengesë për integrimin.
Koçeku i bën thirrje komisioneres që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian të njohë dhe të respektojë realitetin e ri politik e shoqëror në vend.
Reagimi i plotë i Marjana Koçekut
“Komisionerja Marta Kos vjen sot në Shqipni për me diskutu anëtarësimin në BE. Zonja Komisionere duhet me e ditë se aktualisht forcat ma reformatore dhe pro Bashkimit Europian në Shqipni janë qytetarët, të rinjtë, akademikët dhe aktivistët politikë që ushqejnë protestën.
Protesta asht institucioni ma serioz në vendin tonë. Pengesë mbetet establishmenti i korruptuem politik.
Qytetarët kërkojnë ndryshim; elitat e vjetra politike kërkojnë mbijetesë. Procesi i anëtarësimit në BE duhet ta njohë dhe ta respektojë këtë realitet të ri.”












