Lajmi i fundit

LIVE/ Seanca e Kuvendit - Diskutime për paketën fiskale dhe projekt buxhetin

Pezullohet për 3 orë transporti publik, shoqata në protestë kundër rritjes së TVSH-së: E bëjmë për qytetarët

10:26, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për herë të parë në të gjithë Shqipërinë është pezulluar shërbimi i transportit publik nga ora 05:30 deri në orën 08:00.

 Në një prononcim për median Shoqata e Transportit Publik deklaroi se ndërprerja e shërbimit është për qytetarët pasi rritja e TVSh-së sjell automatikisht rritjen e biletës për ta.

“Rritja e TVSH-së automatikisht shkon në rritjen e çmimit të biletës. Transporti publik nuk është mjet luksi por mjet i domosdoshëm dhe jetik për qytetarët e duhet të përfshihet në shportën e paketës fiskale të produkteve bazë. Të shkojë në 6% siç janë dhe produktet ushqimore. Për qytetarët është shumë e domosdoshme që çmimi i biletës të mos ndryshojë dhe të mbetet në këto nivele. Të implementohet si në vendet e rajonit. Shpresoj që sot të merren në konsideratë kërkesat tona dhe në parlament të diskutohet ulja e TVSH për këtë sektor” tha një përfaqësues i kësaj shoqate.

Shoqatat e transportit e ndërmorën këtë vendim në shenjë proteste ndaj propozimit për rritjen e TVSH-së nga 20 në 21 për qind. Operatorët thonë se kjo do të sillte shtrenjtimin e biletës dhe kërkojnë që TVSH-ja për transportin publik të ulet në 6 për qind.

Në Tiranë, ndërprerja e urbanëve në orarin kur qytetarët nisen për punë dhe nxënësit për në shkollë solli kaos në stacione.

 Edhe pas orës 08:00, kur ishte paralajmëruar rifillimi i shërbimit, autobusët mbërritën me vonesë. Grumbuj qytetarësh prisnin ende në stacione dhe u përplasën për të hipur në urban. Pezullimi i flotës së urbanëve solli trafik të rënduar në disa akse kryesore të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco