Kompany: Një humbje gjithmonë të dhemb, por Champions League nuk vendoset në nëntor

26 Nëntor 2026
10:54
Telesport
back button

Bayern Munich përjetoi shijen e hidhur të humbjes për herë të parë këtë sezon. kampionët e Gjermanisë u mundë 2-1 nga Lillë në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Edhe pse u paraqit në këtë ndeshje në transfertë me një listë të gjatë lojtarësh të dëmtuar, Bayern ruajti besimin se mund ta përmbushte misionin. Lille, me kalimin e kohës në pjesën e dytë, mori iniciativën dhe krijoi raste të pastra, të cilat çuan te dy golat e që përmbysën avantazhin fillestar te bavarezëve.

Trajneri Vincent Kompany e pranoi se humbja dhemb, por e zhvendosi menjëherë vëmendjen te sfida e radhës.

“Fati i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve nuk vendoset sot. PSG, për shembull, nuk ka qenë asnjëherë më parë mes tetë ekipeve më të mira, e megjithatë e ka fituar Champions dy herë nën këtë format të ri”, tha Kompany.

Më tej, ai tha: “Nuk po përpiqem t’i zbukuroj gjërat, por Liga e Kampionëve nuk vendoset sot. Megjithatë, një humbje gjithmonë të dhemb paksa.” Aktualisht, Bayern renditet në vendin e 15-të me tetë pikë.

“Do të ishte mirë të shmangeshin dy ndeshjet shtesë të fazës “play-off”, por Bayern ka mjaftueshëm talent për të mposhtur çdo kundërshtar në rrugën drejt titullit të shtatë të në Champions”, tha Kompany.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit