Kryesore

Grabitën rezidencën e Princit William në Britaninë e Madhe, publikohet FOTO e njërit prej shqiptarëve. Ja çfarë vodhën

10:45 - 26.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është publikuar fotografia e një prej dy shqiptarëve të dyshuar për grabitjen e rezidencës së Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk të Anglisë. Personi që shihni në foto është Arilen Ndoci, 32 vjeç.

Ai së bashku me Mirgen Doku, 34 vjeç, akuzohen se kanë hyrë në pronën mbretërore Anmer Hall, duke u ngjitur në një tub kullimi, dhe kanë vjedhur gjashtë mansheta dhe një orë.

Ngjarja u regjistrua të hënën, më 23 nëntor, në rezidencën që ndodhet në pronën mbretërore Sandringham. Dy shqiptarët dolën para Gjykatës së Magjistraturës në Norwich, ku u njohën me akuzat për vjedhje me thyerje dhe hyrje të paligjshme në një zonë të mbrojtur.

Gjatë seancës u bë e ditur se të dy shqiptarët kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, një person i tretë, që dyshohet se ka marrë pjesë në ngjarje, vijon të jetë në kërkim.

Anmer Hall, një shtëpi me 10 dhoma gjumi në pronën Sandringham, ishte një dhuratë martese për çiftin nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II. William dhe Kate e përdorin rezidencën rreth 171 km në veri të Londrës, gjatë fundjavave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.