Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe ish-vjehrra e Ilir Metës, është dënuar me 2 vite shërbim prove për veprën penale të pastrimit të parave.
Ema Çokun gjykata e ka dënuar me 2 vite burg, dënim që me aplikimin e gjykimit të shkurtuar është reduktuar në 1 vit e 4 muaj. Ky dënim është konvertuar në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh e 8 muajsh. Gjykata ka vendosur gjithashtu heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj saj.
Ndërkohë, Pirro Xhixho është shpallur i pafajshëm. Ai ishte hetuar dhe gjykuar për korrupsion.a.b




