Pas gjashtë vitesh mungesë, Celine Dion u rikthye në skenë më 12 shtator në Paris, duke dhënë koncertin e parë të serisë së saj të performancave në Plenitude Arena. Ky rikthim erdhi pasi ajo u diagnostikua në vitin 2022 me sindromën e personit të ngurtë (Stiff-Person Syndrome), një çrregullim i rrallë neurologjik që ndikon në kontrollin e muskujve.

Të lidhura
None found
Me rastin e Ditës së Falënderimeve, artistja e njohur ndau një postim në Instagram, ku shprehu mirënjohje për familjen, fansat, ekipin mjekësor dhe të gjithë ata që i qëndruan pranë gjatë periudhës së vështirë.
“Zemra ime është plot mirënjohje. Për dashurinë e familjes sime, mbështetjen e pakushtëzuar të fansave dhe dhuratën e jashtëzakonshme të rikthimit në skenë këtë vit. Nuk ka fjalë për të shprehur se sa mirënjohëse jam”, shkroi ajo në postimin e saj.

Më tej, Dion vlerësoi të gjithë njerëzit që kontribuan për rikthimin e saj në performancat live, duke theksuar se ky moment u bë i mundur falë një rrethi të jashtëzakonshëm njerëzish.
Ajo shprehu falënderime të veçanta për ekipin mjekësor, si dhe për të gjithë ata që punuan për realizimin e shfaqjeve të saj.

“Për secilin prej jush, për familjen time dhe fansat që nuk reshtën kurrë së besuari tek unë, ju falënderoj. Do t’ju jem gjithmonë mirënjohëse”, përfundoi këngëtarja mesazhin e saj.








