Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka refuzuar të lirojë foltoren e Kuvendit pas përfundimit të fjalës së tij gjatë seancës së sotme plenare, pavarësisht thirrjeve të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Edhe pasi iu fik mikrofoni, Berisha ka vijuar të flasë nga foltorja, duke pezulluar për disa minuta vijimin e seancës. Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, ai lëshoi akuza të drejtpërdrejta ndaj Taulant Ballës, duke e cilësuar atë si kriminel.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, pas parlamentit të vitit 1945, ky është parlamenti më kriminal që ka ekzistuar në historinë e Shqipërisë.
Në qoftë se në vitin 1945 zunë vend në këtë sallë vrasës serialë dhe autorë të luftës civile, sot në këtë sallë janë kriminelë ordinerë, trafikantë, porositës vrasjesh, njëri prej të cilëve edhe më kryesor është Taulant Bego Yaris me disa mbiemra.
Ky është, çoje kokën lart, po nuk e çon se ke fytyrën e kriminelit. Ai e ka vendin në qeli, jo në parlament. Ç’punë ka ai me parlamentin? Është i regjistruar si ministër, çfarë i thotë ajo ish-agjentja e BKH?
Sa më shumë të dëgjojnë qytetarët dhe të kuptojnë se ky është parlament krimi, aq më të vetëdijshëm do bëhen asta për t’u përcjellë ju në kanalet e ujërave të zeza të historisë, aty ku e keni vendin. Prandaj mos ik, sepse qytetarët duan t’i shohin dokumentet”, është shprehur Berisha.
Replika në Kuvend, Alizoti: Ju nuk doni që njerëzit të protestojnë! Balla: Distancohuni nga dhuna
Nis seanca plenare në Kuvend, Peleshi lexon rendin e ditës
GJKKO jep sot vendimin! Momenti kur mbërrin në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
- 10:51 Replika në Kuvend, Alizoti: Ju nuk doni që njerëzit të protestojnë! Balla: Distancohuni nga dhuna
- 10:44 Turqia dënon sulmin me dron të Ukrainës ndaj anijeve ruse në ujërat libiane: Shkelje e ligjit ndërkombëtar
- 10:31 Nis seanca plenare në Kuvend, Peleshi lexon rendin e ditës
- 10:30 KE rishpërndan fondet e Planit të Rritjes, më shumë para për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi
- 10:26 Mashtronin të huajt me investime të rreme, arrestohen 3 persona në Kosovë! Sekuestrohen pasuri mbi 1 milion euro
- 10:17 Radev: Bullgaria gati të mbështesë kredinë e BE-së për Ukrainën për ndihmë civile