Kryedemokrati Sali Berisha u përball me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilit i përsëriti akuzën për lidhje me grupet kriminale të Elbasanit. Për të ilustruar akuzën e tij, kreu i PD lexoi një pjesë të përgjimeve, që sipas tij, kanë dalë nga dosja e SPAK për grupin e Suel Çelës.