Reagimi i irrituar i Flick pas golit të Sabah, goditi topin dhe hoqi xhaketën në -10 gradë

26 Nëntor 2026
11:11
Alfred Lleshi
back button

“Ne mund të bëjmë më mirë, por jam i kënaqur”, – deklaroi Hansi Flick pas ndeshjes së djeshme të Barcelonës në Champions League. Megjithatë, trajneri gjerman nuk e fshehu pakënaqësinë për golin e pësuar në një moment kur katalanasit kryesonin 4-0.

Në minutën e 63-të, Mickels ngushtoi diferencën për Sabah, duke shkaktuar irritimin e Flick. Kamerat e “Movistar” filmuan reagimin e tij: trajneri goditi një top që kishte pranë dhe më pas hoqi xhaketën, pavarësisht temperaturave nën 10 gradë në Baku.

Shqetësimi i gjermanit lidhet edhe me golaverazhin në renditjen e Champions League. Barcelona ka pësuar gola ndaj Feyenoord, Galatasaray dhe 4 ndaj PSG-së, ndërsa nuk arriti ta mbyllte portën as ndaj Sabah.

Përjashtim mbetet ndeshja kundër Aston Villa, në të cilën katalanasit arritën ta ruanin portën të paprekur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit