E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dorëheqja e Gentian Salës nga drejtimi i AKEP, Balla kërkon nisjen e procedurave për zëvendësimin e tij

Gentian Sala është dorëhequr nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Balla njoftoi se, pas dorëheqjes së Salës, Kuvendi duhet të nisë procedurat për zëvendësimin e tij. Për këtë arsye, ai propozoi përfshirjen në rendin e ditës të projektvendimit për lirimin nga detyra të kryetarit dhe anëtarit të AKEP.

Gjithashtu, Balla kërkoi që deri në zgjedhjen e anëtarit të ri, të komandohet anëtari më i vjetër  për të siguruar vijimësinë e punës së institucionit.

Propozimi u hodh në votim nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe u miratua nga deputetët.

Reklamë

“Për transparencë të publikut, Kuvendi është autoriteti përzgjedhës dhe emërues i anëtarëve të AKEP. Në kushtet kur Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen, Kuvendi duhet të vihet në lëvizje për të kryer zëvendësimin.

Duke qenë se rregullorja kërkon që kjo çështje të vijë si propozim i një kryetari grupi, në cilësinë e kryetarit të grupit të PS-së, propozoj përfshirjen në rendin e ditës së seancës plenare të datës 26.11.2026 të projektvendimit për lirimin nga detyra të kryetarit dhe anëtarit të AKEP.

Projektvendimin e kemi depozituar. Pika e dytë është edhe komandimi, deri në zgjedhjen e anëtarit të ri, të anëtarit më të vjetër të AKEP, për të mundësuar vijimin e punës në këtë institucion”, tha Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.