“Keqinformuat ekspertët e huaj”, Bylykbashi: Duhet të zgjatet afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore! Përgjigjet Balla
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar gjatë fjalës së tij në Kuvend shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke akuzuar mazhorancën se ka keqdrejtuar ekspertët e Komisionit të Venecias mbi objektin e asistencës që u është kërkuar.
Sipas tij, pavarësisht dakordësisë së arritur më herët në komision, ekspertëve ndërkombëtarë u është kërkuar ndihmë vetëm për ligjin e financimit të partive politike, duke lënë jashtë rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR-it.
“E kam kërkuar dhe e kërkoj edhe këtu zgjatjen e afatit të reformës zgjedhore. Sot ka ardhur Komisioni i Venecias për të na dhënë asistencë, por, për fat të keq, shkresa juaj e ka keqdrejtuar dhe e kanë instruktuar në atë formë, duke i kërkuar vetëm asistencë për ligjin e financimit të partive politike.
Vendimi i Komisionit të Konsensusit ka qenë për t’i thirrur të gjithë ekspertët e Komisionit të Reformës, mbi të gjitha për ndarjen e shtetit nga partia, rekomandim prioritar i OSBE/ODIHR-it.
OSBE/ODIHR-i na ka kërkuar të dijë nëse do të zgjatet mandati dhe nëse do të ofrojë asistencën, siç e kemi kërkuar ne në mënyrë konsensuale në komision.
Kështu që, së pari, duhet të sqaroni Komisionin e Venecias se ajo që keni kërkuar është e pamjaftueshme dhe, së dyti, duhet të vendoset shtyrja”, u shpreh ai.
Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur duke i thënë se Komisioni i Reformës Zgjedhore e ka afatin deri më 30 nëntor dhe se pas kësaj date nuk ka më të drejtë të marrë peng agjendën e anëtarësimit në BE.
“E ka afatin deri më 30 nëntor, pas kësaj date nuk e keni më të drejtën për të marrë peng agjendën tonë europiane. Ftesën e keni. Është hera e fundit që ne e zgjasim mandatin. I sigurt që do të rikthehemi sërish në një tjetër komision zgjedhor, por ky komision duhet të jetë serioz”, u shpreh Balla.
Gjekmarkaj: Nuk sollët akte normative për zjarret dhe përmbytjen, por po votoni pro dhunës ndaj të rinjve
Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur
Replika në Kuvend, Alizoti: Ju nuk doni që njerëzit të protestojnë! Balla: Distancohuni nga dhuna
- 11:27 Kroacia paralajmëron Malin e Zi: Nuk ka mbyllje të kapitullit 31 pa zgjidhur çështjen e kufirit
- 11:22 Gjekmarkaj: Nuk sollët akte normative për zjarret dhe përmbytjen, por po votoni pro dhunës ndaj të rinjve
- 11:04 Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur
- 10:51 Replika në Kuvend, Alizoti: Ju nuk doni që njerëzit të protestojnë! Balla: Distancohuni nga dhuna
- 10:44 Turqia dënon sulmin me dron të Ukrainës ndaj anijeve ruse në ujërat libiane: Shkelje e ligjit ndërkombëtar
- 10:31 Nis seanca plenare në Kuvend, Peleshi lexon rendin e ditës