Thursday / November 26 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota Europa

BE-ja përballet me negociata të vështira për buxhetin 1.6 trilionë euro dhe financimin e Ukrainës

Share Share Icon

Udhëheqësit e Bashkimit Europian diskutojne kete të enjte në Bruksel për të diskutuar propozimin për buxhetin e përbashkët prej afro 1.6 trilionë eurosh për periudhën 2028–2034, mes mosmarrëveshjeve për financimin e prioriteteve strategjike të bllokut dhe mbështetjen e mëtejshme financiare për Ukrainën. Sipas Reuters, udhëheqësit europianë synojnë të ngushtojnë diferencat mes vendeve anëtare gjatë samitit dyditor të 26 dhe 27 nëntorit, me objektivin për të arritur një marrëveshje në dhjetor. Në qendër të diskutimeve do të jetë edhe financimi i Ukrainës për vitin 2027. Komisioni Europian paraqiti më 18 nëntor një propozim për sigurimin e deri në 45 miliardë eurove mbështetje financiare shtesë për Kievin.

Fondet do t’i shtohen paketës ekzistuese të huasë prej 90 miliardë eurosh, të miratuar nga Bashkimi Europian për periudhën 2026–2027.

Ukraina përballet me një hendek financiar prej rreth 70 miliardë eurosh për vitin e ardhshëm, edhe pas përfshirjes së mbështetjes së planifikuar deri tani. Rreth 30 miliardë euro nevojiten për financimin e buxhetit të shtetit dhe 40 miliardë euro për shpenzimet e mbrojtjes.  Propozimi i ri për huamarrje parashikon përdorimin e buxhetit aktual të Bashkimit Europian si garanci për financimin, ndërkohë që kuadri financiar ekzistues përfundon në dhjetor të vitit 2027.

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, do t’u paraqesë udhëheqësve të 27 vendeve anëtare propozimin e tij për buxhetin e ardhshëm, duke u dhënë atyre mundësinë të shprehin qëndrimet për strukturën dhe prioritetet e financimit. Diskutimet për mbështetjen e Ukrainës pasojnë takimin informal të udhëheqësve europianë në Dublin më 13 nëntor, gjatë të cilit nuk u arrit një vendim për mbulimin e nevojave financiare të vendit.

Krahas financimit për vitin 2027, udhëheqësit pritet të shqyrtojnë mundësitë për sigurimin e mbështetjes afatgjatë për Ukrainën, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Costa ka pranuar se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare për buxhetin gjatë samitit të kësaj jave mund të mos jetë e mundur. Negociatat pritet të vijojnë deri në takimin e dhjetorit.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BYD planifikon prodhimin e makinave në Francë për të zgjeruar praninë në tregun europian

BYD ka nisur negociatat ekskluzive për blerjen e fabrikës së Ineos Automotive në Hambach, në rajonin e Moselle. Marrëveshja mund t’i mundësojë prod...

22 hours më parë 3 Min Lexim

Britani, një kategori e re pronarësh po ndryshon tregun e qirave

Tregu i banesave me qira në Mbretërinë e Bashkuar po pëson një transformim të rëndësishëm. Ndërsa pronarët individualë po përballen me rritjen e ko...

23 hours më parë 12 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!