Një debat u zhvillua në Kuvend mes Taulant Ballës dhe bashkëkryetarit demokrat në Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi.
Balla i tha Bylykbashit se opozita ka kohë deri më 30 nëntor që të ulet në tryezë për Zgjedhoren dhe të punojë me seriozitet.
Bylykbashi shpërtheu në akuza, duke deklaruar se mazhoranca është në faqet e para të raporteve ndërkombëtare për nxirjen e zgjedhjeve. Shtoi se PS nuk rri dot pa përdorur burimet shtetërore në zgjedhje.
Taulant Balla: Keni kohë deri më 30 nëntor për reformën zgjedhore. Ftesa është aty, uluni dhe punoni me seriozitet.
Oerd Bylykbashi: Ju po i thoni OSBE ODIHR që ne nuk duam që ju të na ndihmoni. Është një paketë, që të ndahet shteti nga partia.
Por ju më mirë është të keni një raport të keq të ODIHR-it sesa të mos përdorni shtetin. Ju nuk rrini dot pa përdorur shtetin në zgjedhje. Jeni problem. Jeni në faqen e parë të çdo raporti ndërkombëtar.
