Skip to content
26 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

GJKKO jep vendimin, ja sa dënohet nëna e Monika Kryemadhit por mosha e saj e favorizon…

ShkodraWeb 26 November, 2026
fatime monika ilir kryemadhi meta 2026

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në fraksionin e dosjes Meta-Kryemadhi, Fatime Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun.

Fatime Kryemadhi është dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është reduktuar në 5 vite. Megjithatë, për shkak të moshës, gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe kalimin e saj në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

Ndërkohë, Piro Xhixho është shpallur i pafajshëm, ndërsa Ema Çoku është dënuar për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ishte marrë e pandehur për veprën penale të pastrimit të parave, të kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve të SPAK, ajo dyshohej se kishte përdorur shuma të konsiderueshme parash cash për shlyerjen e kredive të marra për blerjen e pasurive të paluajtshme. Prokuroria pretendonte se ajo nuk justifikonte burimin e ligjshëm të 98 mijë eurove, 246 mijë dollarëve dhe 100 mijë eurove të tjera, të deklaruara si pagesa nga kompania AGI Kons, si dhe të shumave të tjera të konsideruara me burim të pajustifikuar. SPAK kishte kërkuar gjithashtu konfiskimin e vilës së saj në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Megjithatë, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për konfiskimin e pasurisë.

Për ish-kreun e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Piro Xhixho, GJKKO ka vendosur pafajësinë.

Ai ishte akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Sipas pretendimeve të Prokurorisë, Xhixho kishte favorizuar një skemë korruptive që lidhej me përfitime të pretenduara nga Monika Kryemadhi, përmes ndërhyrjeve në funksionin e tij si drejtues i AKEP-it.

SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4 vite e 6 muaj burgim, ndërsa me gjykim të shkurtuar dënimi do të zbriste në 3 vite. Për shkak të moshës dhe rrethanave të tjera, prokuroria kishte kërkuar që dënimi të konvertohej në shërbim prove. Gjykata, megjithatë, ka vendosur ta shpallë të pafajshëm.

Ndërkohë, Ema Çoku është dënuar për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Dënimi i caktuar është 2 vite burgim, i cili me uljen e parashikuar nga gjykimi i shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj. Në përfundim, ekzekutimi i dënimit është pezulluar dhe ajo është vendosur në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj.

Çoku ishte marrë fillimisht e pandehur nga SPAK për pastrim parash. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria kishte pretenduar se ajo kishte ndihmuar në justifikimin e burimeve financiare të Fatime Kryemadhit përmes deklaratave noteriale, ku deklarohej se i kishte dhënë kësaj të fundit 240 mijë euro hua. SPAK kishte evidentuar gjithashtu transaksione financiare mes tyre dhe pagesa të kryera nga kompania e Çokut për shpenzime hotelerie të shtetasve të huaj që kishin ardhur në Shqipëri për të mbështetur LSI-në, si dhe për aktivitete të Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI). Sipas Prokurorisë, këto veprime nuk përputheshin me mundësitë e saj financiare.

Dosja ndaj Fatime Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut është gjykuar e veçuar nga procesi kryesor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pasi të tre të pandehurit kishin përfituar gjykimin e shkurtuar.

Ndërkohë, procesi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, vijon veçmas në Gjykatën e Posaçme.

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 26 nëntor 2026…

TË FUNDIT

shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 26 nëntor 2026…

ShkodraWeb 26 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 26 nëntor 2026…

ShkodraWeb 26 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 26 nëntor 2026…

ShkodraWeb 26 November, 2026

TË FUNDIT

  • GJKKO jep vendimin, ja sa dënohet nëna e Monika Kryemadhit por mosha e saj e favorizon… 26 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 26 nëntor 2026… 26 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 26 nëntor 2026… 26 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 26 nëntor 2026… 26 November, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Papa, djalli dhe kriza e besimit…! 25 November, 2026
  • “Po shkelet ligji dhe Kushtetuta”, reagon avokati Plarent Ndreca, nuk i lejohet takimi me Erion Veliaj në burg 25 November, 2026
  • “Qytetarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes”, reshje intensive shiu në nivel qarku, bashkia Shkodër jep njoftimin 25 November, 2026
  • “Askush nuk është mbi ligjin”, fjala e Eric Wendt në takimin me kreun e SPAK: Ndiqni provat, ndiqni paratë! 25 November, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – Mishel, engjëjt si ti, i përkasin mbretërisë së qiellit…! 25 November, 2026
  • VIDEO – Operacioni “Shkolla të pastra”, arrestohen 13 persona në Shkodër, rrjet për shpërndarje “malli” 25 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 25 nëntor 2026… 25 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 25 nëntor 2026… 25 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fatime monika ilir kryemadhi meta 2026

GJKKO jep vendimin, ja sa dënohet nëna e Monika Kryemadhit por mosha e saj e favorizon…

ShkodraWeb 26 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 26 nëntor 2026…

ShkodraWeb 26 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 26 nëntor 2026…

ShkodraWeb 26 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 26 nëntor 2026…

ShkodraWeb 26 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.