Nuno Mendes: Roma na krijoi shumë probleme, një nga skuadrat më të vështira që kemi përballur

26 Nëntor 2026
11:35
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi portugez Nuno Mendes pranoi vështirësitë që përjetoi PSG në barazimin 2-2 ndaj Romës në “Parc des Princes”. Ai vlerësoi organizimin taktik të skuadrës së Gian Piero Gasperinit, e cila me presingun intensiv iu shkaktoi shumë probleme kampionëve të Francës dhe Europës:

“Ka skuadra që në të ardhmen do të përpiqen të luajnë në këtë mënyrë dhe ne do të jemi gati. Verdhekuqtë i krijuan shumë probleme ekipit tonë, por në disa momente arritëm ta kapërcenim presingun e tyre. Në raste të tjera, Roma gjeti hapësira, rikuperoi topin dhe na vuri në vështirësi. Ishte një nga skuadrat më të vështira me të cilat jemi përballur”.

Më tej, portugezi theksoi se PSG nuk do ta ndryshojë identitetin e lojës: “Kemi mënyrën tonë të të luajturit dhe nuk e ndryshojmë kurrë. Ata e kishin studiuar mirë lojën tonë, ashtu siç kishim analizuar ne Romën, por përsëri arritën të na krijonin shumë probleme”.

Në fund shtoi: “Ka ndeshje kur nuk mund të jemi gjithmonë në maksimumin tonë, por vazhdojmë të përpiqemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit