Kvara mesazh mbështetës për Doue pas dëmtimit: Do të kthehemi sërish bashkë në fushë

26 Nëntor 2026
11:34
Telesport
back button

Viktimë e një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së Ligue 1 kundër OGC Nice, sulmuesi Désiré Doué do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale para fundit të muajit.

Një tjetër dëmtim i rëndë te PSG, që konfirmoi të gjitha frikërat dhe ankthet e klubit që pas Khvicha Kvaratskhelia, humbën edhe anësorin sulmues 21-vjeçar. Dy yjet e klubit parizien pësuan të njëjtin lloj dëmtimi, në të njëjtin gju të djathtë.

Anësori francez tani do të jetë jashtë për të paktën 8-9 muaj, që do të thotë se do të humbasë pjesën tjetër të sezonit. Ndaj, gjeorgjiani, shprehu mbështetjen dhe simpatinë e tij për shokun e tij të skuadrës dhe “vëllain” e futbollit te PSG:

“Qëndro i fortë, vëlla. Do ta kapërcejmë të gjithë këtë dhe së shpejti do të kthehemi në fushë së bashku, duke buzëqeshur dhe duke bërë atë që duam më shumë. Ne jemi të gjithë pranë teje“, shkroi Kvaratskhelia në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit