Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i ka kthyer përgjigje Xhavit Halitit, i cili deklaroi në një emision televiziv se “Besian Mustafa e di se kush ia ka vrarë babain”.
Para se të hynte në sallën e Kuvendit, Mustafa reagoi ndaj kësaj deklarate duke theksuar se familja e tij dhe i gjithë populli i Kosovës presin që vrasja e Xhemajl Mustafës të zbardhet nga gjykatat vendore dhe jo në studiot televizive.
Të lidhura
None found
“Unë për vrasjen e babës dhe i gjithë populli i Kosovës kërkon e pret drejtësi nga gjykatat vendore e jo në studiot televizive, aq më pak nga z. Xhavit Haliti. Ky është i vetmi koment”, ka thënë Mustafa para mediave.






