Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mashtruan të huajt me investime online, 3 të arrestuar në Kosovë, sekuestrohen mbi 1 milion euro pasuri

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Ministri Hoxha: Rruga drejt BE-së, me ritme të shpejta

    Nga Wi-Fi te mashtrimet online: Si të ndihmoni familjarët me teknologjinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Mashtruan të huajt me investime online, 3 të arrestuar në Kosovë, sekuestrohen mbi 1 milion euro pasuri
    Kosovë

    Mashtruan të huajt me investime online, 3 të arrestuar në Kosovë, sekuestrohen mbi 1 milion euro pasuri

    November 26, 2026
    Screenshot

    Tre persona janë arrestuar në Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në një skemë mashtrimi me investime online, krim të organizuar dhe përfitim parash.

    Operacioni u zhvillua më 25 nëntor në katër lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Aksioni u realizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me njësi të tjera hetimore.

    Sipas hetimeve paraprake, të dyshuarit përdornin komunikime elektronike dhe telefonike për të mashtruar persona të ndryshëm, kryesisht shtetas të huaj, duke i nxitur të investonin në platforma të rreme investimi. Përmes kësaj skeme dyshohet se u kanë shkaktuar viktimave dëme të konsiderueshme financiare.

    Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1 milion euro, konkretisht 19 automjete, një motoçikletë, gjashtë telefona celularë, pesë kompjuterë, gjashtë USB, si dhe 4,095 euro para të gatshme.

    Gjithashtu, janë sekuestruar 11.28 gramë substancë e dyshuar narkotike dhe dokumente që konsiderohen me rëndësi për hetimin.

    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovësbëjnë me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së mashtrimit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

    investime Mashtruan online të huajt
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mashtruan të huajt me investime online, 3 të arrestuar në Kosovë, sekuestrohen mbi 1 milion euro pasuri

    November 26, 2026

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Ministri Hoxha: Rruga drejt BE-së, me ritme të shpejta

    November 26, 2026

    Nga Wi-Fi te mashtrimet online: Si të ndihmoni familjarët me teknologjinë

    November 26, 2026

    Fundoset anija me 7 mijë tonë naftë në brigjet e Ibizës, humb jetën një anëtar i ekuipazhit

    November 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.