E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Datë e re, i njëjti mision”/ Uldedaj konfirmon sfidën e radhës për titullin IBO

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka konfirmuar datën e re të rikthimit në ring. Më 18 dhjetor, kampioni shqiptar do të zbresë në ring për t’u përballur me australianin Blake Caparello, në një duel të vlefshëm për mbrojtjen e titullit botëror IBO në kategorinë Cruiserweight.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Uldedaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe mesazhin: “New date, same mission!” (Datë e re, i njëjti mision).

Përballja do të zhvillohet në sallën sportive “Feti Borova”, në Tiranë, përpara publikut shqiptar. Dueli ishte planifikuar fillimisht për 23 tetor, por u shty për shkak të një dëmtimi që boksieri shqiptar pësoi gjatë përgatitjeve, si dhe situatës së krijuar në kryeqytet.

Për Uldedajn kjo do të jetë mbrojtja e dytë e titullit botëror IBO, të cilin e fitoi në tetor të vitit 2025 dhe e mbrojti me sukses në maj të këtij viti.

Tashmë data është vendosur dhe objektivi i kampionit shqiptar mbetet i njëjtë: të mbajë titullin botëror në Shqipëri dhe të dhurojë një tjetër mbrëmje të madhe për tifozët kuqezi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.