Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në kuvend ka folur për reformën zgjedhore dhe ka kërkuar shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës, në mënyrë që në bashkëpunim me Venecian dhe OSBE – ODIHR të përfundojmë punën e nisur.
Aktet normative të propozuara nga qeveria janë antikushtetuese, tha Bylykbashi.
Bylykbashi: Unë e kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme. E kam kërkuar këtu do ta kërkoj edhe formalisht zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Sot ka ardhur Komisioni i Venecias, pak më vonë kemi takim edhe me ata për të diskutuar dhe për të na dhënë asistencën.
Për fat të keq shkresa juaj i ka keqdrejtuar, ua kanë instruktuar në atë formë, duke i kërkuar vetëm asistencë për ligjin e financimeve të partive politike/
Vendimi i Komisionit me konsensus ka qenë për ti thirrur për të gjithë paketat e komisionit të reformës, e mbi të gjithë për ndarjen e shtetit nga partia, rekomandim prioritar i OSBE – ODIHR. Juve i keni kërkuar vetëm për ato.
Por nga ana tjetër gjithashtu OSBE – ODIHR na është përgjigjur dhe na kërkon të dijë nëse do të zgjatet mandati në mënyrë që të na ofrojë asistencën siç e kemi kërkuar në në mënyrë konsensuale në komisionin. Kështu që së pari duhet të sqaroni komisionin e Venecias që është e pamjaftueshme ajo që keni kërkuar, së dyti, duhet të vendoset shtyrja në mënyrë që Venecia dhe ODIHR të na japin asistencën për draftet tona.
Tani të bëjmë edhe një saktësim. Çfarë keni propozuar deri më sot. Dhe ska lidhje fare me rekomandimet. As ajo që keni sjellë sot për ndarjen territorial, nuk është rekomandim i OSBE – ODIHR. Për më tepër çështja po dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Dhe e dyta ligji për financimin e partive politike nuk është rekomandim i ODIHR. Sigurisht që është në detyrat e komisionit, por pasi ne të mbarojmë. Ta sqarojmë ,ligji për financimet e partive politike jashtë procesit zgjedhor edhe po të miratohet sot nga ky parlament do të hyjë në fuqi dhe do të zbatohet me datë 10 maj 2027. Pyetja që kërkon Komisioni Evropian, është se, çdo të bëni me urgjencë me konsensus për rekomandimet e ODIHR deri më 9 maj 2027.
Është detyrë e parlamentit me kërkesë ose jo, të cilën unë jam i gatshëm ta firmos sot, që ta zgjasë këtë mandate të komisionit për kohën e nevojshme që bashkë me Venecian dhe me OSBE - ODIHR që ne të përfundojmë punën.
Për aktet normative. Duhet të hiqen nga rendi i ditës pasi bien ndesh me kushtetutën dhe kufizojnë të drejtat e njeriut. E drejta për tubim paqësor garantohet nga kushtetuta.
© SYRI.net
‘Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh’, ambasadori Meidani prek me fjalimin e fundit: Shqipërinë e gjeta mes jush
Berisha: Ju nuk mund të kufizoni të drejtën e protestës, keni sjellë në kuvend propozime antidemokratike
'O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?' Korreshi: Akti normativ për tubimet kthen diktaturën