Lajmi i fundit

LIVE/ Seanca e Kuvendit - Diskutime për paketën fiskale dhe projekt buxhetin

SYRI TV/ Grupi kriminal merr tenderin 5 mln euro, Bashkia Tiranë shpall fitues 'Pepa Group' për rindërtimin

11:59, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SPAK ka sekuestruar kompaninë Pepa Group, pasi dyshohet se përdorej për pastrimin e parave të drogës, por institucionet publike vijojnë t`i japin miliona euro për rindërtimin. Kompania e Jetmir Pepës, i cili dyshohet se ka trafikuar tonelata me kokainë, ka marrë një tender me vlerë 5 milionë euro nga bashkia e Tiranës për rindërtimin e Kombinatit. Kompania është nën sekuestro, ndërsa Jetmir Pepa është në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge.

SYRI TV

Teksa SPAK ka sekuestruar kompaninë PEPA Group, e cila ishte në pronësi të familjarëve të Jetmir Pepës, i dyshuar nga SPAK si kreu i një grupi kriminal të trafikut të drogës, institucionet publike në vend vijojnë t`i japin tendera miliona euro kësaj kompanie.

Një rast i fundit është shënuar në Bashkinë e Tiranës. Në 24 nëntor 2026, administrata lokale ka mbyllur tenderin me objekt “Hartimi i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 11 në zonën zhvillimore “Kombinat”.


Për këtë procedurë, fondi limit ishte 471 milionë lekë të reja ose pak më shumë se 5 milionë euro. Në përfundim të procedurave, Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues kompaninë “Pepa Group”, e krijuar nga Jetmir Pepa dhe në pronësi formale të familjarëve të tij të ngushtë, një person i dyshuar si një ndër personazhet kyç të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë dhe Europës.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, e konsideron shoqërinë “Pepa Group” si qendrën më të rëndësishme ekonomike të grupit kriminal. Në janar të këtij viti, Jetmir Pepa u shpall në kërkim, i dyshuar se kreu i grupit krimal që konsiderohet përgjegjës për trafikimin e të paktën 6.5 ton kokainë.

Ai u arratis dhe u arrestua disa muaj më pas, në Dubai, ndërkohë që është në pritje të procedurave të ekstradimit në Shqipëri.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme urdhëroi vendosjen nën sekuestro të pasurive të Pepës dhe disa bashkëpunëtorëve të tij. Bashkia e Tiranës shpalli tenderin 5 milionë euro për Rindërtimin në Kombinat në korrik 2026, në një kohë që “Pepa Group” ishte nën sekuestro, duke u konsideruar si motori i pastrimit të parave të grupit kriminal.

Në përfundim të procedurave, të cilat zgjatën për rreth 4 muaj, Bashkia e kryeqytetit, më në fund shpalli fitues “Pepa Group”, megjithëse të dhënat zyrtare tregojnë se ajo nuk kishte paraqitur ofertën më të ulët financiare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco