VIDEO/ Pas momentit me homologun belg, Rama përqafon edhe presidentin malazez teksa mban fjalim: Mali i zi është më i miri, s’ka dyshim
26/11/2026 12:13
Pas momentit të përqafimit me kryeministrin belg, Edi Rama ka përsëritur të njëjtin gjest edhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
Kryeministri e ka përqafuar nga pas presidentin malazez teksa ky i fundit po jepte një deklaratë për mediat në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
Pas përqafimit Rama thotë: “Nuk ka dyshim. Mali i Zi është më i miri. Nuk ka dyshim.”
View this post on Instagram
Top Channel