Është ndarë nga jeta këtë të enjte mjeku i njohur dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ylli Ziçishti.

Ai është shuar në moshën 76-vjeçare. Ziçishti, nga Devolli, ishte një emër i njohur në fushën e mjekësisë, ndërsa ka dhënë kontribut edhe në politikë, nën siglën e Partisë Socialiste.

Ziçishti u diplomua për mjekësi në vitin 1973 dhe u specializua në kirurgjinë e përgjithshme dhe vaskulare në Tiranë, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Karrierën e nisi duke shërbyer në Tepelenë, përpara se të punonte për 16 vjet si Shef i Shërbimit të Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë.

Pavarësisht moshës së pensionit, ai vazhdoi të ushtrojë profesionin e kirurgut të përgjithshëm dhe të urgjencës pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Si përfaqësues i Partisë Socialiste, ai shërbeu si deputet në Kuvendin e Shqipërisë,  gjatë legjislaturës 2013–2017.

Top Channel