Gjatë seancës së sotme në Kuvend, të dedikuar pyetjeve të deputetëve, Ziadin Sela u përplas me Afrim Gashin.
Sela pretendoi se deputetëve të tij u është bërë padrejtësi në lidhje me renditjen e deputetëve që do të parashtrojnë pyetje.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se bëhet fjalë për deputetë të paorganizuar në grupe parlamentare, të cilët nuk kontrollohen nga asnjë forcë politike. Sipas tij, askush nuk i ka konsultuar për radhën e deputetëve që do të parashtrojnë pyetje. Sela shtoi se Rregullorja përcakton qartë se renditja e deputetëve bëhet në marrëveshje me grupet parlamentare dhe me deputetët që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare.
“Nëse keni marrëveshje me BDI-në në mënyrë që të ngelin në hije deputetët e partive tjera, ne do t’ua çjerrim këto maska”, deklaroi Sela.
Nga ana tjetër, Gashi mohoi se është shkaktuar ndonjë padrejtësi dhe iu referua nenit përkatës të Rregullores së Kuvendit.
“Nuk ka asnjë padrejtësi, radha për parashtrimin e pyetjeve është paraparë në nenin 41 në paragrafin e dytë”, tha Gashi.







