Në Gjermani tashmë nuk flitet për gjë tjetër veçse për Jamal Musialan. Ky i fundit vuan nga një shqetësim neurologjik dhe tashmë çështjet futbollistike, të paktën për të, kanë kaluar në plan të dytë.

Bayerni i Mynihut pas disa deklaratave ku kërkohej të rishihej paga e futbollistit, bëri hapa prapa: ‘Ai që ka rëndësi është rikuperimi, jo kontrata’. Tani edhe Joshua Kimmich, kapiteni i klubit bavarez, foli për këtë çështje, pa iu ardhur rrotull fjalëve.

‘Shqetësimi i klubit është i kuptueshëm-tha Kimmich-ajo që nuk kuptoj është mënyra sesi një lajm i tillë komunikohet publikisht. Sigurisht, klubi është gjithnjë prioritet absolut dhe është më i rëndësishëm se ne futbollistët, por nuk është kurrë më i rëndësishëm se njeriu. Dhe kjo është absolutisht e papranueshme dhe nuk pasqyron shpirtin e Bayernit, sidomos në këtë fazë, ku unë vetë kam nënvizuar shpesh sesa special është ky klub. Ajo që ndodhi nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. E konsideroj absolutisht të pakuptueshme. E gjithë kjo duhej diskutuar me dyer të mbyllura’.

Top Channel