Lajmi i fundit

LIVE/ Seanca e Kuvendit - Diskutime për paketën fiskale dhe projekt buxhetin

Berisha: Ju sillni këtu marrëveshje për sigurinë portuale, kur portet nuk ekzistojnë më, i ka marrë Padrinoja

12:43, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

‘Ju sillni këtu marrëveshje për sigurinë portuale, kur portet nuk ekzistojnë më, i ka marrë Padrinoja dhe droga’. Kështu deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend kreu i PD.

Berisha: Në një akt të pashembullt në mijëra e mijëra vite, Padrinoja i Shqipërisë dhe kreu juaj i vuri syrin e keq Portit të Durrësit dhe duhet të shndërronte këtë pasuri multimiliardëshe të shqiptarëve në pasuri të tij dhe arabit të 1001 netëve, Alabar.

Nuk ka në Evropë një akt të tillë korruptiv ku i merren qytetit 1 milion e 400 mijë metër katrorë, i merret vendit porti me një fuqi të madhe përcaktuese në të gjitha çmimet nga importi në Shqipëri.

Dhe shndërrohet në shesh ndërtimi sepse duhet të lumturohej Padrinoja.

Duhet të bëhej bilioner si arabi i tij i 1001 netëve.

Histori më të turpshme, më të dhimbshme se kjo nuk ka për një popull.

Dhe në fund, gjobiten shqiptarët edhe me 1.2 miliardë euro të tjera se për shkak të pasurimit të Padrinos, të akaparimit të Portit të Durrësit, të shndërrimit të tij në shesh për ndërtimin e 12 mijë apartamenteve, 6 hoteleve me pesë yje, pishinave olimpike, duhej që taksapaguesit shqiptarë, më të varfrit, më të vjedhurit, të paguajnë tani ndërtimin e një porti të ri me një të katërtën e kapacitetit të Portit të Durrësit, dhe më pak se një e katërta, me një çmim prej 1.2 miliardë eurosh.

Si mund të vini ju këtu? Çfarë jeni ju?

Dhe, shto këtu, në administrim që nga viti 2020, zotër absolutë të portit janë karteli famëzi Troplinët e Durrësit, të cilët thuhet se i japin Padrinos vetëm për drogën që administrojnë çdo vit 300 milionë euro taksë vjetore.

Çfarë sillni ju këtu mo? Çfarë janë këto që sillni?

Me paratë e Bankës Botërore, por që në fund do paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, ndërtuam portin e peshkatarëve. E meritonin peshkatarët e Durrësit një port dinjitoz.

Dhe porti, i ndërtuar me fonde publike, iu dorëzua dy trafikantëve të damkosur, Gjergji Lucës dhe një tjetri Beja apo se si e kishte mbiemrin, Naim, Naim. Si Luca. Luca bis.

Porti i Durrësit po thellohej me një nga kompanitë më të mëdha gjermane, më seriozet. E larguan, e përzunë.

Dhe thellimi me Portin e Durrësit, mund të arrinte sipas projektit të mirëstudiuar, gjer në ankorimin në këtë port të anijeve 40 mijë tonëshe. Nuk kishte asnjë nevojë më shumë.

U thelluan portet nga Saranda gjer në Shëngjin sepse portet, të gjitha kontribuonin në xhepat e qytetarëve.

Kontribuonin në xhepat e qytetarëve sepse shkurtonin distancën e transportit.

Porti i Vlorës, Porti i Sarandës, u përgjigjeshin nevojave të jugut të Shqipërisë.

Porti i Durrësit, Shqipërisë qendrore.

Porti i veriut, Shkodrës dhe zonave të tjera.

Tani portet nuk ekzistojnë.

Portet i ka marrë Padrinoja.

Dhe ju këtu sillni marrëveshje për siguri portuale, pasi i keni zhdukur portet.

Ky është turp i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco