Policia e Shkodrës ka vendosur sërish në pranga Vincensk Pirolin, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës. Në prangat e policisë ka rënë edhe Kristian Ymeri (Shkambi).
Sipas njoftimit të uniformve blu Piroli dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë, Frrok Lleshaj, ngjarje e ndodhur më 4 gusht 2025 në Vaun e Dejës.
Arrestimi vjen vetëm pas një jave vjen pasi Piroli u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij, duke e kaluar në arrest shtëpie. Së bashku me Kristian Ymerin, 34 vjeç, dhe Elden Tarjan, 25 vjeç, dyshohet se në bashkëpunim kishin planifikuar të kryenin një vrasje në zonën e Lezhës.
Kur u vra ish-polici Lleshaj?
Vrasja u regjistrua mbrëmjen e 4 gushtit 2025 në fshatin Paçram ku Lleshaj dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje. 65-vjeçari Frrok Lleshaj, kishte kryer një vrasje në vitin 1995, dhe u arratis nga burgu në trazirat e vitit 1997.
Ai u arrestua më vonë në vitin 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe doli në 2023. Në momentin e ekzekutimit ai kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, në bashkëpunim me prokurorin e çështjes, në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 04.08.2025, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. Ll., kanë vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të autorëve të dyshuar.
Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit K. Y. (Sh.) dhe V. P., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shtetasi K. Y. (Sh.) është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale, ndërsa shtetasi V. P. ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për një vepër tjetër penale", njoftoi sot policia.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë








Komente
Komento