Policia greke kap 66 kg drogë në kufi, arrestohen 3 të rinj nga Saranda
Policia ka arrestuar Vinçesk Pirolin, në kuadër të hetimeve për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Frrok Lleshi.
Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi Piroli u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila i ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.
“Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me armë zjarri e shtetasit F. Ll., e ndodhur më 4 gusht 2025, në fshatin Paçram. Gjykata cakton masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetas, të dyshuar për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, në bashkëpunim me prokurorin e çështjes, në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 04.08.2025, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. Ll., kanë vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të autorëve të dyshuar.
Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit K. Y. (Sh.) dhe V. P., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shtetasi K. Y. (Sh.) është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale, ndërsa shtetasi V. P. ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për një vepër tjetër penale”, njofton policia.
Piroli ishte arrestuar më 11 tetor, së bashku me Kristian Ymerin dhe Elden Tarjan, në kuadër të operacionit policor “Detajet”, pasi dyshohej se po përgatitej një atentat në zonën e Lezhës. Gjatë operacionit, policia sekuestroi tri armë zjarri, municion luftarak dhe një motomjet të vjedhur në Suedi.
Më 19 nëntor, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Pirolin, duke e kaluar nga arresti në burg në arrest shtëpie. Ai kishte qëndruar 38 ditë në paraburgim. Frrok Lleshi, 65 vjeç, u vra më 4 gusht 2025 në fshatin Paçram të Shkodrës. Ish-efektivi u qëllua për vdekje me armë zjarri, ndërsa një nga pistat e hetimit ishte ajo e hakmarrjes së mundshme.
Top Channel