Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, i dorëzoi komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë.
Kjo medalje iu akordua si një vlerësim i lartë për angazhimin e tij të shquar dhe për thellimin e bashkëpunimit vëllazëror midis dy forcave.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës u trajtua edhe gjendja e tanishme e sigurisë në rajon dhe më tej, si dhe mundësitë për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në këtë kuadër, u theksua se bashkëpunimi midis FSK-së dhe FARSH-it po forcohet vazhdimisht për t’iu përgjigjur sfidave të përbashkëta të sigurisë në rajon dhe më gjerë.




