• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mallkimi i dyshit në PS, internim, burg e garë

by Lorenc Vangjeli
26/11/2026 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Një mallkim i lig i ka ndjekur pas të gjithë mtonjësit e Ramës në 21 vitet që ai ka drejtuar socialistët. Të gjithë ata që kërkuan të shpalleshin fillimisht si të dytët në hierarki pas tij, kanë pasur fat të keq e shumë të keq, që i ka çuar në largim e internim nga partia në rastin më të mirë, deri tek akuzat e burgimi në rastin më të keq.
I pari që ëndërronte të ishte dysh, Saimir Tahiri, u zgjua nga ëndrra me dënim penal.
I dyti, Ben Blushi, u internua në parti tjetër.
I treti, Erion Veliaj, është i paraburgosur.
E katërta, Belinda Balluku, është e pandehur.
E pesta, Elisa Spiropali, u përjashtua nga grupi parlamentar.
Të pestë janë personazhe të ndryshme dhe kanë luftuar me fatin në kohë të ndryshme dhe mjete të ndryshme. Ndër ta, Tahiri, Veliaj dhe Balluku janë perceptuar njëri pas tjetrit si numrat dy të PS-së dhe pothuaj të projektuar për të zëvendësuar Ramën në një kohë tjetër. Po në momente të ndryshme përgjatë qeverisjeve socialiste, ata dukej se ishin afër hapit vendimtar për të qenë dyshi zyrtar. Vetë Rama nuk e ka pranuar kurrë një gjë të tillë, por përkundrazi është argëtuar nga gara e pashpallur e mtonjësve të karriges së tij. Ka përkëdhelur herë njërin dhe herë tjetrin dhe më pas ka parë nga afër gremisjen e secilit. Me shumë gjasë Rama e ndiqte me qesëndi e pa besim rivalitetin, shpesh edhe komik mes Tahirit dhe Veliajt. Në prologun e bastit të tyre me drejtësinë, fillimisht ju ka dhënë mbështetje dhe më pas, minimalisht i ka braktisur në rrjedhën e fatit.
Të tretën mes tyre, Belinda Ballukun, e vetmja ndër ta me një pushtet të strukturuar në grup parlamentar dhe qeveri, ai vazhdon ta marrë shumë seriozisht. Zonja Balluku, Regjentja jo sekrete e qeverisjeve Rama 3 e 4, ka më shumë firma në vendimet e qeverisë sesa vetë kryeministri. Në emër të saj, edhe pse vetë e ka mohuar gjithmonë, Rama ka bërë beteja asimetrike me sistemin e drejtësisë: beteja për hir të saj në dukje dhe në emër të interesit të tij në thelb. Por belaja e Belës me SPAK-un, ekspozimi i saj publik, armiqësitë e fshehura që ka hapur në PS dhe aleancat fluide të interesit në parti e qeveri, e kanë minimizuar në ekstrem mundësinë e saj për të qenë logjikshëm më tej në lojën postRama.
Ndryshe nga tre të parët, vetëm Ben Blushi në 2016 dhe Elisa Spiropali dhjetë vjet më pas, e kanë sfiduar drejtpërdrejtë Edi Ramën për postin e kryetarit të PS-së.
I pari ka qenë një dysh i imponuar në PS jo vetëm për shkak të karizmës vetjake, por edhe raportit miqësor me Ramën, kurse e dyta, për shumë kohë, si në një monarki të trashëgueshme, konsiderohej si motër nga vetë monarku socialist.
Dikur Blushi, i cili kërkoi të riaktivizojë një marrëveshje të hershme rotacioni me Ramën, të vitit 2005: “Ti e provon i pari të mundësh Berishën dhe nëse nuk e bën, ikën ti e vij unë”, u “tradhtua” mbas disfatës së zgjedhjeve në 2009-ën. Ai tentoi revansh dy mandate më pas, në 2016, por atëherë Rama i mbylli dyert garës, njëlloj siç ja kishte bërë Nano atij vetë më herët.
Spiropali e sfidoi hapur Ramën, mbasi ai, i tendosur mes kokëçarrjeve nga protesta në rrugë dhe dosjet e SPAK-ut në zyrat qeveritare, e largoi nga grupi parlamentar. “Ata që duhet të rrinë ikin dhe rrinë ata që duhet të ikin!”, u kundërpërgjigj Spiropali duke pohuar se do të konkurrojë për kreun e PS-së.
Blushi pati padurimin e shkrimtarit dhe iku mbas aventurës simpatike e jetëshkurtër me një parti bibliotekë që e pati të pamundur bashkëjetesën me atë shumicë elektorati që e urren librin.
E dyta, po aq ambicioze sa Blushi, nuk ka aspak ndër mend të ikë. Përvoja mund t’i ketë mësuar zonjës Spiropali se në një duel nuk është gjithmonë e rëndësishme aftësia për të mundur kundërshtarin, por se vlen më shumë pritja që kundërshtari të mundë vetëveten. Sakrifica dhe durimi janë aleatët më të mirë për Spiropalin edhe sesa vetë socialistët e saj të topitur nga kulti i kryetarit të tyre. Sakrifica i duhet si sport ekstrem kur të shohë familjarët e saj që një kallzim penal i çoi në SPAK dhe durimi i nevojitet për ta mësuar të presë, që herët a vonë, Lana, lumi që ndan në mes Tiranën, të nxjerrë në breg kufomat politike të e armiqve të saj dhe të çmontojë mallkimin e lig të dyshit në PS.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mallkimi i dyshit në PS, internim, burg e garë

November 26, 2026
Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

November 26, 2026
ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

November 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Nëntor 2026

November 26, 2026
Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

November 26, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

November 26, 2026
Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

November 26, 2026
Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

November 26, 2026
Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

November 26, 2026
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In