Lajmi i fundit

LIVE/ Seanca e Kuvendit - Diskutime për paketën fiskale dhe projekt buxhetin

Thirrja e diasporës/ Me 28 nëntor bashkohemi në Tiranë, me 29 nëntor në Köln - Gjermani

Thirrja e diasporës/ Me 28 nëntor bashkohemi në Tiranë, me 29 nëntor në Köln - Gjermani

12:58, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përfaqësuesit e diasporës shqiptare në Gjermani kanë bërë thirrje përmes një mesazhi që shqiptarët të mblidhen në protestë në Tiranë me 28 nëntor dhe me 29 nëntor në Köln – Gjermani.

‘Le ta mbushim Tiranën dhe zemrën e Evropës me ngjyrat kuq e zi, me zërin dhe unitetin tonë’, thuhet ne mesazh.

THIRRJE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!

​Sot nuk është koha për të heshtur dhe as për të qëndruar larg! Zemra e kombit thërret bijtë e saj nga çdo cep i botës. Largësia gjeografike nuk e zbeh kurrë dashurinë për vatanin kur atdheu thërret, jemi një trup dhe një shpirt i pandarë!

​Le ta mbushim Tiranën dhe zemrën e Evropës me ngjyrat kuq e zi, me zërin dhe unitetin tonë:

​ 28 Nëntor 2026 | Ora 10:00

Sheshi “Skënderbej”, Tiranë

29 Nëntor 2026 | Ora 15:00

Breslauer Platz, 50668 Köln (Gjermani)

​Nuk ka rëndësi krahina apo largësia, flamuri që na mbulon është një i vetëm! Merrni flamujt, familjet dhe miqtë tuaj.

​Ejani të bashkohemi, ejani të dëgjohemi! Bashkimi bën fuqinë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco