‘Diçka e papranueshme’/ Joshua Kimmich sulmon Bayernin për çështjen Musiala
Josep Martinez po shkon drejt një pakti me prokurorinë për aksidentin e shkaktuar në 28 tetor të 2025 ku humbi jetën një 81 vjeçar, Paolo Saibene i cili po lëvizte me karrocë elektrike.
Prokuroria e Comos në fakt kërkoi që futbollisti të dërgohej për gjykim me këtë të fundit që kërkoi një pakt me organin e akuzës për një dënim me një vit burg me kusht dhe pagesën e dëmshpërblimit.
Pakti ka gjetur konsensusin e Prokurorisë të drejtuar nga Massimo Astori. I moshuari për shkak edhe të një kolapsi, sipas dy dëshmitarëve, kishte hyrë në korsinë e makinës së futbollistit që nuk ia doli dot të evitojë goditjen e tij.
Në asfalt nuk u gjetën gjurmë të frenimit. Kështu, do të caktohet një seancë gjyqësore, në të cilën gjyqtari do të vendosë nëse do të miratojë marrëveshjen për caktimin e dënimit.
Top Channel