Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë, për shtyrjen e aftatit për procesin e rivlerësimit të pronave me normë favorizuese tatimi prej 5 për qind, nga 15 për qind që ishte para hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Kërkesa është bërë nga deputeti Olsi Komici, i cili kërkon që afatet e procesit të rivlerësimit të banesave me normë tatimi favorizuese të zgjatet nga 31 dhjetori 2026 në 31 dhjetor 2027. Deputeti socialist thotë se shtyrja e afateve paraqitet si një masë që synon të lehtësojë përfitimin nga procesi i rivlerësimit, të garantojë përfundimin e procedurave të nisura dhe të sigurojë trajtimin e qartë të rivlerësimeve të kryera nga personat juridikë, në interes të subjekteve që zgjedhin të përfitojnë nga ky proces.