Pas përjashtimit nga grupi i PS, duket se Elisa Spiropali nuk ka më vend në rreshtin e socialistëve.
Këtë të enjte, në seancën plenare të radhës, u vu re se ishte ndryshuar vendi i deputetes socialiste. Ajo ishte vendosur në krahun ku qëndrojnë deputetët e opozitës, në fund të sallës.
Ky ndryshim vjen dy ditë pasi socialistët, me urdhër të Ramës, votuan përjashtimin e Spiropalit nga grupi. Një ditë më parë, deputetja deklaroi se e shihte përjashtimin si një “dekoratë”, pasi ishte gruaja e parë që në 35 vite, përjashtohej nga një forum partiak.












