Kërkesë Ministrisë së Drejtësisë: Ndrysho sloganin “Raporto dhunën” gjatë Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave

Organizatat e shoqërisë civile i kanë kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që të rishikojë sloganin qendror të fushatës së sivjetme, “Raporto dhunën”, duke e orientuar atë drejt llogaridhënies institucionale, mbrojtjes efektive të viktimave dhe eliminimit të mosndëshkimit.

Sipas tyre, ndërsa në nivel ndërkombëtar Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave shënohen me thirrje për garantimin e drejtësisë, Ministria e Drejtësisë me këtë slogan po ia kalon viktimave barrën e dështimeve të institucioneve.

Të lidhura

None found

Nënshkruesit e reagimit vlerësojnë se zgjedhja e këtij slogani, përballë dështimeve të përsëritura shtetërore në luftën kundër dhunës ndaj grave, tregon mungesë të thellë të të kuptuarit të natyrës strukturore të dhunës me bazë gjinore, të përgjegjësisë institucionale dhe të ndjeshmërisë ndaj viktimave.

Me këtë slogan, thekson shoqëria civile, Ministria e Drejtësisë e zhvendos vëmendjen nga mosveprimi i shtetit te veprimi që duhet të ndërmarrë viktima, duke riprodhuar kështu barrën disproporcionale që gratë tashmë e mbajnë në përpjekjet e tyre për të siguruar mbrojtje dhe drejtësi.

Sipas organizatave, përzgjedhja e sloganit të sivjetmë nuk është thjesht një gabim në komunikimin publik, por pasojë e përvetësimit të aktivizmit nga institucioni ndaj të cilit ky aktivizëm duhet të drejtohet.

Prandaj ato kërkojnë që Ministria e Drejtësisë të heqë dorë nga roli udhëheqës në organizimin e fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit dhe rekomandojnë rikthimin e koordinimit përmes Grupit për Siguri dhe Gjini (SGG), duke siguruar që udhëheqja përmbajtësore dhe artikulimi i kërkesave t’u takojnë organizatave të grave, aktivisteve feministe dhe shoqërisë civile.

Kampanja e 16 Ditëve të Aktivizmit përfaqëson një platformë të mobilizimit qytetar për adresimin e pabarazive strukturore dhe kërkimin e llogaridhënies nga shteti.

Në Kosovë, kjo fushatë shënohet që nga viti 2010 dhe për vite me radhë është koordinuar nga UN Women, ndërsa nga viti 2022 Ministria e Drejtësisë ka marrë rol dominues në organizimin e saj.

16 Ditët e Aktivizmit janë rezultat i dekadave të organizimit, rezistencës dhe angazhimit politik të lëvizjes së grave dhe aktivisteve feministe.

Organizatat nënshkruese janë Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Kosova Women for Women (KW4W), Qendra për Barazi dhe Drejtësi, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR KS), Iniciativa e Re Sociale (NSI), Instituti Sekhmet, Civil Rights Defenders, Artpolis, si dhe Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE).


Shtuar më 26.11.2026 13:23

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop giriş