Maqedonia e Veriut përmbyll fazën teknike për marrëveshjen “Roaming si në shtëpi

Maqedonia e Veriut është shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që ka finalizuar bisedimet teknike me Komisionin Evropian për t’iu bashkuar sistemit evropian “Roaming si në shtëpi”, bëri të ditur sot Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, gjatë konferencës “Industria dhe Mjedisi: Fitimi nuk është qëllimi i vetëm”, organizuar nga Dhoma e Tregtisë.

Nga ministria u njoftua se Andonovski vuri në dukje se diskutimet e fundit ndërmjet ekipeve negociatore të Maqedonisë dhe Komisionit Evropian konfirmuan se të gjitha pikat e mbetura pezull lidhur me draftin e marrëveshjes tashmë janë harmonizuar.

Të lidhura

None found

“Kjo ka një ndikim shumë të prekshëm për qytetarët. Kur udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian, ata do të mund të telefonojnë në vendin e tyre, të dërgojnë mesazhe ose të shfletojnë internetin celular sipas kushteve të abonimit të tyre vendas. Teksti i marrëveshjes është rënë dakord me Komisionin Evropian dhe ne, si shteti i parë në rajon, kemi përmbyllur fazën teknike. Tani jemi edhe një hap më pranë që qytetarët ta shijojnë këtë lehtësi gjatë çdo udhëtimi në BE”, tha Andonovski.

Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili u zhvillua më 25 nëntor në Bruksel, Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se Maqedonia ishte e para në rajon që mbylli pjesën teknike të procesit.

Ai shprehu besimin se qytetarët maqedonas shumë shpejt do të jenë në gjendje të përdorin shërbimet mobile në vendet anëtare të BE-së me tarifa vendase, pa pagesa shtesë për roaming.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop giriş