Pas barazimit 1-1 në Champions League ndaj Borussia Dortmund, skuadra e Arsenal i rikthehet vëmendjes në Premier League. Kampionët e Anglisë do të përballen me Manchester City.
Trajneri Mikel Arteta shpreson që sulmuesi suedez Viktor Gyokeres, që realizoi golin e londinezëve në Champions, të jetë sërish në formë në këtë periudhë të sezonit. Gyokeres realizoi një gol spektakolar.
“Besoj se ai pati një paraqitje të shkëlqyer. Shënoi një gol të pabesueshëm. Ai zotëron teknikën dhe cilësinë për ta bërë një gjë të tillë. Ajo që më pëlqeu më shumë ishte lidhja e tij me ekipin. E shfrytëzuam shpesh dhe në mënyra të ndryshme”, tha Arteta.
“Ky është Viktor që na duhej dhe që dua të shoh sërish në fushë në ndeshjet e tjera. Ai e mbajti topin, u fut në thellësi të mbrojtjes kundërshtare dhe e zgjeroi fushën. Pra, kishte shumë gjëra për t’u vlerësuar në atë paraqitje”, tha Arteta.
Edhe vetë Gyokeres u shpreh i kënaqur me lojën e tij, duke deklaruar: “Kam pasur disa ndeshje të mira së fundmi. Dhe uroj të vazhdoj kështu. Shpresoj të kem më shumë hapësira në të ardhmen”.







