Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është zhvendosur në fund të sallës së Parlamentit, në krahun ku janë të pozicionuar deputetët e opozitës.
Ndryshimi i vendit në sallën e Kuvendit vjen pas përjashtimit të saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Deri më tani, Spiropali qëndronte në krahun e deputetëve të mazhorancës, ndërsa tashmë është vendosur në një pjesë tjetër të sallës, larg ish-kolegëve të saj socialistë.
Spiropali u përjashtua nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së në Gjirin e Lalzit. Dy ditë më parë, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, njoftoi edhe përjashtimin e saj nga grupi parlamentar.a.b





